Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, në Pogradec (22.07.2022) gjatë prezantimit të bilancit të punëve të bëra deri më tani.
KRUJË– Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, ende nuk ka pasur një rikonfirmim apo emër të ri nga PS për kandidatin e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit.
Gojëdhënat rreth një rikonfirmimi të kryebashkiakut aktul si kandidat, janë të dyshimta, ndërkohë që një emër nuk ka pasur as nga Partia Demokratike.
Ndonëse pak javë më parë, kryebashkiaku Bushi hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e ardhshme, ende nuk ka pasur një reagim nga ky i fundit nëse do të jetë vetë kandidat apo jo.
Gjatë kësaj jave, burime për Kruja.info thanë se pritet që kryeministri Edi Rama të zhvillojë një takim në turin e tij paraelektoral që ka nisur në të gjithë vendin.
Gjatë këtij takimi kryebashkiaku Bushi do të prezantojë punën e bërë gjatë këtij 3-vjeçari dhe objektivat në vijim, teksa pritet që Rama të japë edhe emrin e kandidatit potencial që do të jetë për Partinë Socialiste.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

