Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Kruja.info 7 muaj ago 2 min read

Gentian Hilla

KRUJË– Gentian Hilla, një profesionist me mbi 23 vite përvojë në shërbim të rendit dhe sigurisë, shpall kandidaturën për deputet në Qarkun Durrës, në Bashkinë e Krujës. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ai angazhohet të sjellë një frymë të re ndryshimi dhe zhvillimi për komunitetin lokal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

“Në këto mbi dy dekada kam qenë në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim për mbrojtjen e individëve dhe shoqërisë. Kam mbajtur pozita drejtuese të nivelit të lartë dhe kam bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë,” u shpreh Hilla.

Gjatë karrierës së tij, ai ka ndjekur trajnime të shumta jashtë vendit dhe ka marrë pjesë në hetime ndërkombëtare të suksesshme, duke ndërtuar një profil të lartë profesional në fushën e rendit publik.

Duke kandiduar për deputet, Hilla thekson se synon të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen banorët e zonës. “Përvoja ime në sektorin e sigurisë dhe përkushtimi për përmirësimin e kushteve të jetesës më japin besimin për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvend. Jam i angazhuar për një të ardhme më të mirë për çdo individ dhe komunitet në Krujë,” përfundon ai.

Me këtë kandidaturë, Gentian Hilla synon të sjellë një qasje të re në politikë, duke u mbështetur në integritetin profesional dhe dëshirën për të kontribuar realisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilla Gentian (@gentianhilla)

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Gentian Hilla PS Zgjedhjet e 11 majit

Continue Reading

Previous: Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë
Next: Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

I FUNDIT/ Aksident në Krujë
1 min read

I FUNDIT/ Aksident në Krujë

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech