KRUJË– Një banor i fshatit Zall, Fushë-Krujë, ka denoncuar përmes emisionit investigativ “Stop” ndotjen që vjen nga fabrika e çimentos, gropat e gëlqeres dhe guroret.
“Përveç fabrikës së çimentos, na mbytën edhe gropat e gëlqeres dhe guroret, me shpërthime, tym dhe mbetje toksike. Gjoja i kanë mbyllur, por aktiviteti vazhdon ende,” shprehet qytetari i shqetësuar.
Sipas tij, pavarësisht masave të supozuara për mbylljen e këtyre aktiviteteve ndotëse, ato vijojnë të operojnë në mënyrë të paligjshme, duke ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit dhe jetën e përditshme të banorëve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

