Kryeministri gjatë një daljeje publike për prezantimin e programit të PS
TIRANË– Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama prezantoi ofertën politike të Partisë Socialiste, duke vënë theksin tek investimet infrastrukturore. Mes projekteve të premtuara për mandatin e katërt, ai përmendi për herë të parë ndërtimin e rrugës Krujë-Tiranë, një aks i rëndësishëm për banorët dhe bizneset e zonës.
Megjithatë, fakti që kjo rrugë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e projekteve të qeverisë në tre mandatet e kaluara ngre pikëpyetje mbi sinqeritetin e këtij premtimi. Kruja, si një nga destinacionet historike dhe turistike më të rëndësishme të vendit, ka vuajtur prej vitesh nga një infrastrukturë e amortizuar dhe e papërshtatshme për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Ndërkohë, qytetarët e Krujës dhe të gjithë ata që e frekuentojnë këtë aks mbeten skeptikë, duke parë premtimet e shumta infrastrukturore të papërmbushura ndër vite.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

