KRUJË– Ka nisur numërimi i votave në Krujë për zgjedhjet e 14 majit.
Deri më tani janë numëruar 21 qendra votimi në Fushë-Krujë nga 30 që janë në total.
Fushë-Kruja duket se nuk e ka tradhtuar PS, pasi deri më tani Artur Bushi ka marrë 63.02% të votave ose 4313 vota, kundrejt kandidatit të tij të Koalicionit Bashkë, i cili ka marrë 36.98% të votave ose 2531 vota.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

