HALIL– Ky lloj Landfilli ndodhet në afërsi të fshatit Halilaj, ku grumbullohen mbetjet e tërë zonës së Krujës, nga Thumana, Fushë-Kruja, Kruja, zona e Bubqit dhe ajo e Niklës.
Pranë Landfillit ndodhen depot e ujit të pijshëm vetëm 50m larg, ndërsa më tutje një liqen ndërmjet kodrave.
Disa banorë të zonës pas shkarkimit të mbetjeve përpiqen të sigurojnë plastika për riciklim.
Me rritjen e temperaturave përhapen erëra të rënda, përreth zonës.
Një përmirsim fare i vogël nga situata e mëparshme është fakti se plehrat digjen më rrallë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

