KRUJË– 14 marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit.
Ashtu si në shumë qytete të vendit, edhe në Krujë kjo ditë u prit me aktivitete të ndryshme.
Në Kalanë e Krujë u organizua një aktivitet me këngë dhe valle si dhe tryeza të ndryshme për shitje produktesh.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

