Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Nga emigrant në trafikant për kultivim të bimëve narkotike në Krujë! 113 numra të regjistruar fiktivisht në emër të tij

Nga emigrant në trafikant për kultivim të bimëve narkotike në Krujë! 113 numra të regjistruar fiktivisht në emër të tij

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

KRUJË– Prej 4 vitesh në kërkim si pjesë e një grupi kriminal për kultivim narkotikësh, e implikoi numri telefonit. Fiksi zbulon se dokumenti i shitjes së numrit ishte firmosur nga vetë punonjësit e kompanisë celulare. Punonjësit kishin regjistruar fiktivisht 113 numra në emër të të akuzuarit që prej 2019 është shpallur në kërkim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Fiksi solli rastin qytetarit nga Tepelena të quajtur Hasan Xhima, i cili në gusht të viti 2019 ka marrë informacion nga mediat që është në kërkim, pasi është dënuar në mungesë për grup të strukturuar kriminal në Gjykatën e Krujës.

Hasani tregoi për emisionin Fiks Fare se ne fillim nuk e besoi, por më vonë autorizoi dy avokatët e tij me prokurë të posaçme nga shteti grek për ta ndjekur çështjen e tij. “Jam hetuar dhe gjykuar nga Enkeleda Hoxha që sot ndodhet në burg dhe Bujar Memia që sot është jashtë sistemit” thotë Xhima. Ai sqaron se me këtë çështje e lidh vetëm një numër telefoni që është nxjerrë në vitin  2013,  në Kamëz Tiranë, me operatore Joana Balliu.  “Brenda kësaj dite me 22 nëntor 2013  janë marrë 5 numra telefoni në emrin tim.  Dhe ne  vazhdim janë marrë 84 numra nga kompania e telefonisë celularë të cilët janë lëshuar në emrin tim, në këtë datë unë kam qenë në punë në Greqi” thotë Hasani .

Emisioni Fiks Fare publikoi sistemin TIMS të qytetarit i cili vërteton ato që ai deklaron për emisionin investigativ. Ai tregon se nuk ka qenë kurrë në Krujë , në vendin që është mbjellë lënda narkotike për të cilën akuzohet z.Xhima bashkë më 13 qytetarë të tjerë, të cilët sipas organit të akuzës e kanë bërë këtë gjë në bashkëpunim. Zoti Xhima 69 vjeç tregon për Fiksin se është invalid dhe nuk mund të punojë, aktualisht ndodhet në Greqi, ku i kanë skaduar të gjitha dokumentet dhe rezulton i paligjshëm.

Fiksi solli të gjitha dosjet e çështjes Xhima, në të cilat tregohet kalimi i çështjes së tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku përfundimisht është vendosur gjykimi i tij në Gjykatën e Shkallës së parë Krujë për veprën penale të kultivimit të narkotikëve në bashkëpunim. Ky vendim u mor pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z.Bujar Memia.

Gjykimi i z.Xhima po bëhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë që në vitin 2019, po nga kjo  gjykatë. Por nuk mbaron me aq, z.Xhima ka ngritur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për punonjësen që ka shitur numrin e telefonit që e implikon në vepër penale dhe kompaninë celulare. Për shkak të zvarritjes së çështjes në këtë organ akuze qytetari i është drejtuar edhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, në përgjigjen e të cilit thuhet se Prokuroria  Tiranë ka vërtetuar se numrat në emër të z.Xhima nuk janë blerë dhe përdorur nga ai.

Fiksi solli dosjen e plotë të prokurorisë, e cila vendos të çojë në gjyqë punonjësit e kompanisë celulare për veprën penale të “Falsifikimit të vulave , stampave dhe formularëve”, duke faktuar kështu se numri që implikon të akuzuarin nuk është blerë dhe përdorur nga ai.

Pra Prokuroria e Tiranës thotë se z.Hasan Xhima nuk ka përdorur kurrë atë numër telefoni për të cilin, Prokuroria dhe Gjykata e Krujës e kanë fajësuar qytetarin. E vetmja shpresë për të ka mbetur rigjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Bujar Memia Enkelejda Hoxha Gjykata e Krujës Hasan Xhima

Continue Reading

Previous: I FUNDIT/ Aksident me vdekje në aksin Mamurras-Fushë Krujë
Next: Operacioni i dyshimtë në Malësinë e Krujës që zbuloi Fiks Fare, çfarë ndodhi në gusht të 2019 ku u arrestuan 19 persona

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech