Foto ilustruse. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Matit.
Policia njofton se u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Macukulli”, në kuadër të të cilit, në Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Amarildo Nuzi, 21 vjeç, banues në Krujë.
Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në vitin 2021.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

