KRUJË– Pas reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve, ka rënë edhe bora e parë në Malësinë e Krujës.
Gjatë natës kanë rënë reshjet e para të borës në fshatin Shkretë dhe në Parkun Kombëtar të Qafështamës.
Deri më tani nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që vazhdon hapja e rrugëve që u shembën nga reshjet e shiut.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

