Foto ilustruese.
KRUJË– Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës.
Mësohet se është arrestuar shtetasi me iniciale Y.J., 38-vjeç, banues në Borizanë, Krujë.
Ky shtetas është arrestuar pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke lëvizur jashtë banesës së tij, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

