Nga e majta viktima Indrit Ndoj dhe vendi i ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë.
KRUJË– Ka përfunduar ekspertiza në lidhje me 34-vjeçarin Indrit Ndoj, i cili u gjet ditën e djeshme i pajetë në një kanal në lagjen “Bakushe Visha”.
34- vjeçari nuk është qëlluar me armë zjarri por me një kaçavidë. Policia e Durrësit thotë se viktima është goditur me kaçavidë në arterien femorale dhe kjo është edhe arsyeja se përse në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë.
Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.
Ndërkohë, policia ka rënë në gjurmët e autorit dhe thotë se është drejt zbardhjes së ngjarjes. Nga autopsia ka rezultuar se viktima ka qene nen efektin e lendeve narkotike.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

