Një punonjës i OSHEE gjatë riparimit të energjisë elektrike. Foto OSHEE. Pamjet arkivë.
KRUJË– Shumë fshatra dhe lagje të Krujës, me datë 14 tetor do të jenë pa drita.
Sipas OSHEE, do të stakohet energjia në intervalin 09:00 – 10:00, për shkak të punimeve në NST Fushë-Krujë, pjesërisht qyteti Krujë, fshatrat: Hasan, Larushk, Zeze, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magazë, Fshat Fush Krujë, Rruga e Krujës, Kodra e Çelëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Arrameras, Vath, Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok dhe Ura e Gjolës.
Ndërsa në intervalin 09:00 – 17:00, do të mbeten pa energji pjesërisht Zallë, Markol, Kasallë, Kameras, Kullasë, Halil, Zgërdhesh, Luz, Bilaj, Murqinë, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc dhe Tari.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

