Një punonjës i OSHEE gjatë riparimit të energjisë elektrike. Foto OSHEE. Pamjet arkivë.
KRUJË– Sikurse po ndodh prej disa ditësh, edhe nesër do të ketë një ndërprerje të energjisë elektrike në disa vende në Krujë.
OSHEE, thotë se në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 17 gusht gjatë intervalit kohor 05:30-06:00 do të kryhen punime në NST Fushë Krujë.
Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë, pjesërisht: Zallë, Markol, Kasallë, Kameras, Kullasës, Halil, Zgërdhesh, Luz, Bilaj, Murqinë, Serat, Ish reparti ushtarak Gjin, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc, Tari.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

