Nga ana e majtë, Ilir Meta dhe në mes ish-deputeti Halit Valteri. Montazh.
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet për lobim për kryetarin e Partisë së lirisë dhe ish-presidentin, Ilir Meta.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kopjen e formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.
Meta reagon pas nisjes së hetimeve
Meta ka reaguar duke sulmuar kreun e SPAK, Arben Krajën. Meta e ka quajtur ‘spurdhjaku i partisë’ Krajën, ndërsa shton se ka vendosur që ti shërbejë hapur mafias.
‘Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!’- shkruan Meta.
Kush e bëri denoncimin?
Ka qenë ish-deputeti Halit Valteraj i cili ka bërë denoncimin në SPAK kundër Metës. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

