KRUJË– Maja e Kavanijes, është një ndër malet më të larta në Krujë, në një lartësi përafërsisht 1430 metër.
Ai shtrihet ndërmjet malit të Krujës dhe Malit të Qafë-Shtamës, përbri fshatit Cudhi Kamt ose Cakarrac. Nga ana veriore kufizohet me Kurbinin ndërsa në anën jugore me Bendën. Për të ngjitur këtë maje duhen afërsisht 3 orë e 30 minuta deri në 4 orë.
Emrin “Kavanije”, mendohet se e ka marrë nga një kavo e cila ndodhej e varur nga maja e malit, që sipas banorëve, përdoreh për ankorimin e anijeve shumë kohë më parë. Maja e malit përbëhet nga shkëmbinj të mëdhenj në forma kanionesh.
Kjo maje ofron një pamje të mrekullueshme të pothuajse të gjithë malisë së Krujës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."