VORË– Një tjetër makinë është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ahmetaq të Vorës.
Makina tip “Volkswagen”, është gjetur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.
Dyshohet se u përket autorëve të atentatit të djeshëm ku mbetën të vrarë 3 persona.
“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.”- thotë Policia.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

