Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
TIRANË– Një 22-vjeçar nuk i është bindur urdhërit të Policisë ditën e sotme dhe është larguar në drejtim të paditur.
Policia ka shpallur në kërkim po punojnë për kapjen e shtetasit P. G., 22-vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas, pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë-Krujë, nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip “Audi”.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë-Krujë.
Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi P. G. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana drejt Kosovës, me automjetin “Audi”, që e kishte marrë me qira në Kosovë.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

