KRUJË– Pylli me pisha në Krastë të Krujës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Zjarri ka nisur në afërsi të të vendit të quajtur Zidoll, dhe për shkak të terrenit të thyer është e pamundur që të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.
Prej mbrëmjes së djeshme efektivët dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me kushte rrethanore për të lokalizuar flakët, por për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur edhe më tej.
Prej mbrëmjes së djeshme zjarri vijon të djegë pisha e pemë duke shkatërruar florës e faunën e zonës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

