TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, është fotografuar me të shpallurin në kërkim nga SPAK për inceratorët, Klodian Zoton.
Fotoja e Zotos u ublikua ditën e sotme nga Klodiana Lala, ndërsa ka qenë Genc Sejko ai i cili ka identifikuar personin krah Zotos.

Kujtojmë se Interpol Tirana me kërkesë të SPAK-ut e kanë shpallur në kërkim kombëtar bashkë me Stela Gugallën.
Akuzat që ngrihen për dy të kërkuarit kanë lidhje me inceneratori n e Elbasanit për korrupsionin dhe pastrimin e parave në një vlerë rreth 3.7 milion Euro, të cilat i kanë ‘zhvarur’ nga fondet e shtetit.
Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Ministër i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

