Foto ilustruese. (Arkiv)
DURRËS- Një 44-vjeçar është gjetur ditën e sotme nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.
Policia njofton se rreth orës 11:30, në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44-vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

