Foto ilustruese
KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë një 55-vjeçar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia njofton se shtetasi I. F., 55-vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25-vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

