Foto ilustruese.
TIRANË– 4 javë pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare online, është bërë e mundur që të jenë të aksesueshme shërbimet online për qytetarët dhe bizneset.
AKSHI njofton se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
I vetmi shërbim me të cilin po punon ende stafi i inxhinierëve është njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.
Ndërkohë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.
Në funksion të plotë janë shërbimet e vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar; kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë; aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

