Foto ilustruese nga arkiva.
KRUJË– Detaje të reja kanë dalë nga gjetja e pajetë e 34-vjeçarit në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë-Krujë, në një rrugë dytësore.
Sipas burimeve për Report Tv, 34-vjeçari është gjetur në një kanal nga familjarët.
I pajetë është gjetur shtetasi Indrit Ndoj, 34-vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

