Pamjet gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit në Komisariat
VORË– Policia ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”, i cili dyshohet se gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt.
Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

