Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • 24 familje në Krujë vazhdojnë protestën për banesat e shitura nga 2 herë

24 familje në Krujë vazhdojnë protestën për banesat e shitura nga 2 herë

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË– 24 familje  nga Kruja vazhdojnë protestën e tyre për banesat të cilat janë shitur disa herë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Me 7 dhjetor banorët kanë organizuar protestën e radhës pranë Ministrisë së Drejtësisë por sërish pa rezultat.

Sipas një kronike të zhvilluar nga MCN, banorët akuzojnë Nikolin Lleshin.

Qytetarët shprehen se ata kanë paguar lekët teksa ka nisur ndërtimi i pallatit ndërsa pas shumë vitesh nuk po marrin dot shtëpitë e tyre.

Ndërtuesi i ri i pallatit nuk ua njeh shtëpitë të cilat ata i kanë me dokumenta të rregullta. Ata kërkojnë të marrin hyrjen e tyre ose tu kthehen lekët.

Sipas burimeve për Pamfleti, “në vitin 2006, Arben Kupi, i lidhur me Nikolin Lleshin, ka nisur të ndërtojë një kompleks pallatesh në Krujë, përmes firmës së këpucëve ‘Golden Shou’.

Gjatë kësaj periudhe, Kupi ka lidhur kontrata për persona të ndryshëm, të cilët kanë porositur blerjen e apartamenteve. Disa kontrata i ka lidhur në vitin 2009, edhe më familje të cilat e kishin shitur truallin për të ndërtuar pallatet.

Tre vite më pas, të gjithë ndërtesat karabina të pallateve, bashkë me truallin, Arben Kupi ia shet Nikolin Lleshit.  Ky është momenti kur Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Krujës, kishte marrë vendim për t’i prishur  ndërtesat, pasi ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe pa një leje të zbardhur.

Nga ana tjetër, personat që kishin porositur apartamentet, të cilat Arben Kupi ia ka shitur për herë të dytë Nikolin Lleshin, sigurisht me dijeninë e tij dhe në bashkëpunim, refuzojnë prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga Arben Kupi dhe pazarin e tij me Nikolin Lleshin.

Disa nga personat që kishin pronotuar apartamentet kanë paguar edhe një pjesë të parave”.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Nikolin Leshi Sabah Tupi

Continue Reading

Previous: Formohen 6 ekipe sportive në shkollat e Krujës
Next: Fiks Fare publikon pamjet e urës së fshatit Mafsheq

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech