
KRUJË- Një zjarr me përmasa të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve për mediet, mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, ferra e pemë frutore. Flakët të cilat janë favorizuar edhe nga era e fortë kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej afro 10 hektarësh, ndërkohë që në rrezik janë edhe disa banesa në afërsi të vatrës së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur edhe punën për lokalizimin e flakëve dhe ruajtjen e banesave.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."