
Edmond Veseli
KRUJË– Edmond Veseli, 56-vjeç, banor i lagjes nr. 2 të qytetit të Krujës, rezulton i humbur prej 6 ditësh.
Sipas Report TV, ka qenë data 30 Nëntor, rreth orës 02:30 kur Edmond Veseli, ose siç njihet ndryshe “Edi i Derexhikut” (pasi shet tek pazari i vjetër), është parë për herë të fundit në afërsi të gjimnazit të Krujës.
Ditën që është larguar ka pasur të veshur një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë. I vëllai ka lënë edhe numrin e kontaktit 0683221670, në rast se qytetarët e hasin 56-vjeçarin dhe se ku të njoftojnë.
Familjarët kanë bërë denoncim në Polici 24 orë pas humbjes, por që nga ajo ditë dhe deri sot asgjë nuk është bërë për gjetjen e tij. Sipas familjarëve asnjë efektiv policie nuk është angazhuar në kërkime, madje po sipas tyre patrullat nuk kanë asnje foto sinjalizuese të tij.
Ai shpjegon se Edmondi nuk vuan nga probleme të shendetit mendor dhe si familje nuk kanë probleme apo konflikte me askënd dhe nuk dihet arsyeja e këtij largimi. Telefoni i tij rezulton i fikur që ditën e shtunë (30 nëntor).
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."