
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka drejtuar disa pyetje të drejtpërdrejta kandidatëve të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Kim pyet kandidatët se sponsori i tyre është shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA dhe çfarë po u premtoni votuesve. Kim shton gjithashtu se nëse fitoni, çfarë do t’i detyroheni qytetarëve.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Kim.
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall në maj të vitit kaluar “non grata” nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe minim të demokracisë. Berisha, i përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të Lulzim Bashës garon në zgjedhjet e 6 marsit me kandidatët e tij, nën siglën “Shtëpia e Lirisë.
Sakaq, gjatë ditëve të fundit në fushatë është përfshirë edhe Vangjush Dako, i cili mbështet kandidaten e PS në Durrës. Dako është gjithashtu i shpallur “non grata” nga SHBA.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."