
KRUJË– Në Krujë ka nisur shpërndarja e bazës materiale në 92 qendrat e votimit që do të hapin dyert mëngjesin e 14 majit për zgjedhjet vendore.
Në bashkinë e Krujës janë identifikuar si votues 65 041 persona, të cilët do të votojnë midis Agron Lokës dhe Artur Bushit.
Nga këto votues, 22 273 jetojnë në qytet, ndërsa pjesa më e madhe e tyre jetojnë në zonat rurale të kësaj bashkie.
Fushë Kruja është njësia administrative që ka më shumë qendra votimi në bashkinë e Krujës, 30 qendra.
Për herë të parë pritet që të ushtrojnë të drejtën e votës 1987 të rinj.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."