
KRUJË- Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe, përkatësisht në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, ka njoftuar se procesi i votimit është hapur në orën 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.
Sipas njoftimit në rast se qendrat e votimit do të kenë ende votues atëherë procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00.
Kandidatët e për Kryetar sipas degëve janë:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Fier, Selenicë dhe Fush-Krujë do të zhvillohen ditën e diel, dt 10 prill 2022 në Qendrat e Votimit si më poshtë:
Lokali “Devoll Kuci” Peshkëpi
Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Kandidatët e për Kryetar dege sipas degëve janë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në degët Fier, Fush-Krujë dhe Selenicë të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."