
KRUJË– Policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Tiranës dhe Durrësit, ka vijuar me operacionin e koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, në zonën pyjore të malit të Brretit, u konstatuan 5 ambiente të hapura ku u gjetën të kultivuar gjithsej 855 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u agjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, vijojnë në të gjithë territorin e rrethit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."