
Përballë ambasadës ruse janë mbledhur sërish një numër i konsiderueshëm qytetarësh për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës.
Ata kanë shpalosur flamurin ukrainas dhe atë shqiptar duke bërë thirrje për ndalimin e sulmeve dhe rikthimin e paqes.
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov tha se Kievi sot ndodhet në zjarr dhe se 16 fëmijë janë vrarë, ndërsa i bëri thirrje popullit rus, t’i thotë jo luftës: “Kundër armëve bërthamore askush nuk mund të mbrohet, ndaj i drejtohem popullit rus, të ndalë Putin”.
Shkurov ka falënderuar popullin shqiptar për solidarizimin e treguar.
“Sot nuk do të flas për njerëzit dhe jetë. Dua t’i drejtohem popullit shqiptar dhe të theksojmë se sot është një popull paqësor. Sot ato flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”, ka deklaruar ai.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."