
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Kuzhinieri i njohur Indrit Çela është rrahur brutalisht me leva hekuri e grushte mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës.
Çela është rrahur me grushte, shkela e leva hekuri nga disa persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.
39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në momentin që është nxjerrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden.
Ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës për të marr mjekimin e duhur. Megjithatë ajo që e bënë dhe më misterioze këtë ngjarje është se vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Dëshmia i tij nuk i ka bindur efektivët të cilët thonë se plagët e marra dhe dëshmitë tregojnë se ai është rrahur barbarisht por edhe provat në vendin e ngjarjes ku në rrugë ka shenja gjaku.
JOQ ka publikuar edhe pamjet gjatë momentit të rrahjes nga disa të rinj
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."