
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka tentuar të hyjë dhe të vjedhë Bashkinë e Durrësit.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27-vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."