
KRUJË- Një shpërthim me tritol tronditi mbrëmjen e djeshme Fushë-Krujën, ku në shenjestër ishte dyqani i Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015.
Rreth 2 muaj më parë, në nëntor të vitit të shkuar, ai ka dhënë një intervistë për herë të parë pas zhdukjes të së vëllait, duke përmendur edhe kërcënimet e ardhura në adresë të familjes së tij.
Më konkretisht ai tregoi është kërcënuar nga persona me maska, të cilët nuk ka arritur t’i identifikojë, por që i kanë thënë se po foli do ta çojnë te vëllai i tij. Por shtoi se nuk kishte mundur që t’i identifikonte personat që e kishin kërcënuar. Po ashtu, në të njëjtën intervistë, ai përmendi emrin e Durim Bamit, si të dyshuarin e tij kryesor për zhdukjen e të vëllait.
PJESË NGA INTERVISTA:
Po ju jeni kërcënuar pas kësaj ngjarjeje?
Jemi kërcënuar me maska, mua personalisht më kanë kërcënuar.
Mund të na tregosh më gjatë?
Nuk kam njohur njeri.
Si ka ndodhur?
Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë te vëllai yt”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."