
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Bordi i Transparencës së Qeverisë doli ditën e sotme me një vendim ku bënte të ditur uljen e çmimit të hidrokarbureve.
Burime anonime bën të ditur për Kruja.info se ky vendim nuk ka ndikur në çmimet e shitjes, të cilat vijojnë si më parë.
Sipas po të njëjta burimeve, ende nuk ka pasur asnjë lajmërim nga pronarët e subjekteve që të ulin çmimin sipas vendimit të Bordit.
Sipas vendimit të ri, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.
Sakaq, çmimi i shitjes me pakicë i gazit, të jetë 100 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, i cili është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."