
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË- Policia njoftoi këtë të enjte se autorët e dyshuar për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.
Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur më një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.
Pse nuk është raportuar tentativa për vrasjë në Fushë Krujë, pse u raportua si aksident?
Lorenc Paganika: Jo është raportuar, është dhënë komunikatë.
Elisabeta Imeraj: Nuk e nxjerrim çdo të dhënë në faqe të parë të gazetave. Misioni ynë është i tillë dhe është i parashikuar me norma përkatëse. Japim garanci se vijon detyra jonë dhe do t’i shërbejmë sa më mirë publikut.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."