
Foto ilustruese
MADRID– 2 vëllezër shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë janë arrestuar në Spanjë.
Policia e Shtetit në Shqipëri, njofton se operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.
FAST Albania dhe FAST Spain finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Valencia”, ku bazuar në informacionet e dhëna nga Fast Albania, u bë e mundur kapja, nga Fast Spain, e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enkel Kertalli, 37-vjeç dhe Morel Kertalli, 41-vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.
Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
Në 2017 dy vëllezërit tentuan të vrisni në një atentat Dashamir Gjokën. Ata qëlluan me breshëri plumbash makinën e Dashamir Gjokës në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."