
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar nga Durrësi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje të ,betur në tentativë.
Policia bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Linza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26-vjeç, banues lagjen nr.17/1, Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."