
KRUJË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës ndaj një mobilerie në Nikël të Krujës.
Në mobilerinë e cila i përket Myslym Karajt, nuk është raportuar për të vrarë apo të lënduar..
Dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e breshërisë së plumbave janë të shumta.
Vetë pronari i biznesit është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe se kërkon zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor po shqyrton pamjet filmike të kamerave të sigurisë së vetë biznesit apo të të tjerëve pranë mobilerisë në fjalë.
Deri më tani nuk dihet asnjë detaj në lidhje me autorët apo me shkaqet që mund t’i ketë shtyrë ata që të bënin këtë sulm.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."