
KRUJË– Të rinjtë në Fushë-Krujë me ndërtimin e banesave të reja po shfrytëzojnë për “Drifting” edhe rrugët e sapo asfaltuara.
Njē qytetar ka denoncuar në redaksinë e Joq, faktin se këta të rinj bëjnë drift me makina çdo natë edhe pse në zonë të banuar.
Sipas tij ky pasion i tyre është kthyer në një shqetësim të madh për familjet të cilat edhe pse kanë bërë denoncime e ankesa në polici ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq albania, jam nje qytetar nga fushekruja banoj tek shtepiat e reja, kemi nje problem se nuk po gjej qetsi nga disa persona qe bejn drift me makina cdo nate. Jemi ankuar disa here ne polici por askush smer masa. Faleminderit neqoftese e poston.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."