
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
LEZHË– Me 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë, është krijuar Besë-lidhja e Lezhës – një konfederatë principatash shqiptare në përgatitje për një sulm të mundshëm osman, ndërsa pak muaj kishin kaluar nga kthimi i bujshëm i Sënderbeut në Krujë.
Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendin e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, ku Gjergj Kastriotit Skënderbeu, donte të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane.
Besë-lidhja caktoi Skënderbeun si komandant të përgjithshëm të një ushtrie prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësoresh, forca e së cilës u vu në provë pas pak muajsh, në qershor, kur doli fituese ndaj një ushtrie osmane prej 25 mijë vetësh në betejën Torviollit.
Krijimi i një Besëlidhje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun. Besëlidhja parashihte formimin një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si Kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe Garda personale e Skënderbeut.
Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.
Mbi parimet e Lidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë ishte themeluar edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."