Skip to content
28 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Krujë
  • Sot nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja

  • Aktualitet
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme
  • Shqipëria
  • Sociale

Sot nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja

Xhesjon Zogu 6 muaj ago 3 min read

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Një ditë më parë, Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimane për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjellët me njëri-tjetrin.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi. Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi.  Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, tha Spahia një ditë më parë.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut.

Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet.  Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Bujar Spahiu Muaji i Ramazanit

Continue Reading

Previous: Muaji i Ramazanit, myftiu i Krujës shpjegon rregullat që duhet të ndiqni
Next: Në ditën e lindjes, vendoset busti i Ramiz Kovaçit në Krujë

Të tjera

Mbyten me helm qentë në Krujë (VIDEO)
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Mbyten me helm qentë në Krujë (VIDEO)

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës
2 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech