
NEW YORK- Është zhvilluar nga autoritetet shqiptare ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB.
Në pritjen zyrtare ka përfaqësues nga senati, kongresi amerikan për mandatin 2-vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, e ka cilësuar pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit si ngjarje historike.
Rama u shpreh se Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ngjarje historike, që na jep mundësin të kontribuojmë për një vend dhe botë më të mirë. Për ne të drejtat e njeriut mbeten princip. KS flet në emër të vlerave. Sfida jonë është të bëjmë gjithçka në mënyrë të drejtë. Shqipëria ka mirëpritur Kosovar dhe Afganët, ne mirëpresim çdokënd, nuk ka rëndësi se kush je dhe nga vjen. Kemi mësuar në kohë të vështira se dialogu është paqja. E ardhmja në këtë botë është të jetojmë pa kushte. Faleminderit që tregoni dashuri në ditën e Shqipërisë”, ka thënë Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."