
TIRANË– Balerini Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”.
Pas më shumë se 3 orësh transmetim live, balerini Ilir Shaqiri është shpallur fituesi, i cili do të marrë me vete në shtëpi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Finalistët e tjerë të këtij edicioni ishin Donaldi, Einxhel dhe Beniada. Të gjithë banorët që shkuan në finale fituan një çmim prej 10.000 eurosh.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."