
KRUJË– Artur Bushi ka vulosur fitoren e tij për të 3 herë radhasi në Bashkinë e Krujës.
Përballë kandidatit të Koalicionit BF, Agron Lokës, Bushi ka marrë 65.88 % ose 19492 vota.
Agron Loka ka marrë 34.12% ose e përkthyer në vota 10093.
Gjithsej në të gjashta Njësitë Administrative kanë votuar 30532 nga 65041 që ishin në listë.
Numri i votave të pavlefshme është 927. Ndryshe nga të gjithë herët e tjera, Bushi ka marrë të gjashta NjA, ndërsa Loka nuk ka mundur të fitojë as në vendlindjen e tij në Bubq.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."