
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, nga momenti në momment, do të nisë shemben e banesa të tjera në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të qënë në gatishmëri në rast se ndodh diçka e papritur.
Banorëve të ‘5 majit’ në njësinë numër 4 të cilëve do u shembet shtëpia, u janë bashkuar për t’i mbështetur edhe banorët e njësisë numër 8.
Prej javësh banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave. Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit, por edhe unazës së madhe. Banorët kanë kërkuar transparencë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.
Në protestën e fundit para Kryeministrisë ata paralajmëruan përshkallëzim dhe madje grevë urie.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."