
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Afro 14 mijë euro janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia në aeroportin e Rinasit.
Policia, ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. B., 47-vjeç, lindur në Marok dhe banues në Belgjikë.
Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13915 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, u procedua penalisht shtetasi M. B., 47-vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."