
Gent Straizimiri
TIRANË– Partia Demokratike ka caktuar Gent Strazimirin si drejtuesin politik të Krujës dhe Fushë-Krujës.
Në dokumentin e firmosur nga kryedemokrati Sali Berisha, thuhet se vendimi është marrë me qëllim, intesifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit të ardhshëm.
Kjo lëvizje e selisë blu, vjen në një kohë kur presidenti Bajram Begaj tashmë ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve palrlamentare, të cilat do të zhvillohen më 11 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse nuk ishte pjesë e takimeve për konsultimet mbi caktimin e datës së zgjedhjeve, PD e ka cilësuar një formalizëm, pasi siç pati njoftuar edhe më herët zv.kryeministrja Belinda Balluku, ato do të mbaheshin më 11 maj.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."